HomeEkonomiSamir Mane forcon pozitat në listën e Forbes, sa ka shkuar pasuria...

Samir Mane forcon pozitat në listën e Forbes, sa ka shkuar pasuria e tij

Advertismentspot_img

Biznesmeni shqiptar Samir Mane vijon të jetë në listën e më të pasurve të botës të revistës Forbes, madje këtë vit e ka forcuar më tej pozicionin e tij në krahasim me një vit më parë.

Kështu, sipas përditësimit më të fundit të kësaj reviste, pasuria neto e themeluesit të BALFIN Group ka arritur rreth 1.9 miliardë dollarë, afërsisht 500 milionë dollarë më shumë krahasuar me një vit më parë. Në listën e publikuar sot renditen njerëzit më të pasur për secilin vend në botë.

Në 2025-ën, Mane renditej në vendin e 2356 me një pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh.
Tani ka shkuar në vendin e 2177. Pra është ngjitur 179 vende më lart.

Sakaq, Elon Musk mbetet njeriu më i pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar rreth 839 miliardë dollarë, duke tejkaluar konkurrentë si bashkëthemeluesi i Google-it, Larry Page.

SHBA-të, renditen si vendi me më shumë miliarderë, me plot 989 të tillë, ndërsa Kina ka 610, mes të cilëve Zhang Yiming, bashkëthemelues i ByteDance. India ka 229 miliarderë, me në krye Mukesh Ambani. Ndërsa sa i përket rajoneve, ai i Azi-Paqësorit ka më shumë miliarderë, plot 1229.

Lista e këtij viti përfshin gjithashtu gra të fuqishme në biznes si Gina Rinehart në Australi (me 25.5 miliardë dollarë), Iris Fontbona në Kili (52.6 miliardë), dhe ikona e pop-it Rihanna, e cila u bë miliardere përmes markave Fenty Beauty dhe Savage X Fenty.

Në botë, miliarderi i parë dhe i vetëm i Afganistanit është Mirwais Azizi, me pasuri rreth 1.4 miliardë dollarë, ndërsa Pakistanin e përfaqëson Sualeh Asif, bashkëthemelues i platformës AI Cursor.

Sipas Forbes, në total 80 vende dhe territore kanë të paktën një qytetar miliarder këtë vit, nga 78 që ishin një vit më parë, duke treguar rritjen e pasurive në mbarë botën. Shumë prej këtyre pasurive ndërtohen në industri të ndryshme, nga minierat dhe transporti detar, te kozmetika dhe bankat.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular