HomeOP EDPrecedenti Balluku, çfarë duhet të ndryshojë opozita/nga Ethem Aga

Precedenti Balluku, çfarë duhet të ndryshojë opozita/nga Ethem Aga

Advertismentspot_img

nga Ethem Aga

Në atë fjalim të gjatë të kryeministrit Edi Rama vetëm dy fjalë përbënin thelbin: “Kërkesa rrëzohet”-tha ai, duke refuzuar Prokurorisë Speciale për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Me këtë vendim personal, Rama na tregoi dy rreziqe të mëdha që ka kohë që i aplikon, por tashmë po bëhen më të shpeshta për ta kthyer një çështje anormale për një vend demokratik, në “normalitet të pushtetit të tij”.

Drejtësia, për të cilën nuk duhet thënë e re apo e vjetër, është në rrezik funksionimi. Për ne kjo nuk është diçka e papritur, por jemi para një fakti të rëndë i cili kërkon përgjigje. Në njërën anë është pjesa e faktorit ndërkombëtar e cila dukshëm e shqetësuar po monitoron jo vetëm çështjen në fjalë, por vijimësinë e pushtetit në sulm të hapur ndaj drejtësisë. Rrezikohet integrimi i vendit. Këtë më mirë se kushdo tjetër e di kryeministri që sfidon hapur ku duket sikur u thotë: nuk do Berlini dhe Brukseli, punë e madhe, do Roskoveci dhe Pusteci…

I izoluar kudo, ai po bënë përpjekjet e fundit për të mbajtur pushtet me çdo kush dhe mjet. Refuzimi i kërkesës së Prokurorisë Speciale për arrestimin e Ballukut nuk duhet parë si mbrojtje për bashkëpunëtoren e tij më të ngushtë në aferat korruptive të shekullit, por po mbron veten dhe systemin e ngritur prej tij në bashkëjtesën e pandashme krim-pushtet-oligarki.

Në momentin që Rama shfaq forcën, në fakt është në ditët e tij më të dobëta. Këtë opozita duhet ta kuptojë mirë, ndaj është e detyruar të gjejë forma për ta kundërshtuar, me çdo mjet dhe agresivitet brenda limitit të “mjeteve demokratike”. Vendimet personale të një individi dhe qeverisë së tij, apo të 83 njerëzve që shërbejnë si kartonë, kanë vënë në rrezik të ardhmen e vendit. Në kushte të tilla, opozita duhet të reagojë fort ndaj të keqes. Në diskutim duhet të jetë çdo akt ekstrem, me revoltë, grevë, protesta dhe përballje me regjimin.

Parlamenti nuk mund të sillet si në normalitet këtë të enjte. Në lojë nuk është vetëm mbrojtja e një “pushteti të pavarur në letra” siç është drejtësia, por mbrojtja e interesit qytetar. Drejtësia ka mëkatet e saj të mëdha në raport me qeverinë. Në vitin e shtatë të funksionimit, Prokuroria Speciale nuk ka mundur të justifikojë qëllimin për të cilën u krijua: luftën kundër korrupsionit në nivele të larta qeverisëse. Çdo goditje e saj ka qenë një “shpërthim i kontrolluar”, butonin e së cilës e ka pasur kryeministri në duar. Vetë drejtësia po vuan pasojat që i krijoi vetë, por kjo nuk duhet të jetë arsye për ta lënë të vetme në duart e njeriut që është gati ta shkrijë.

Rasti konkret është “çështja Balluku”. Opozita nuk mund “kompleksohet” se po mbron një nga degët e drejtësisë (SPAK) që ka qenë e “varuar” në një nga “degët” e qeverisë, por po mbron interesin publik. PD si grup parlamentar, apo drejtues të saj dhe anëtarësia, ka shëmbullin për të dhënë që beteja sado e pabarabartë dhe e ashpër të jetë me pushtetin, janë gati të marrin çdo rrezik dhe pasojë. Interesi publik po cënohet. Në këtë pikë opozitës i lind çdo e drejtë morale që të rrethojë Parlamentin pasi nuk bëhet fjalë vetëm për imunitetin e një individi, por mendësinë qverisëse që po cënon jetën, lirinë, pronën dhe të ardhmen e çdo qytetari.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular