HomeSociale“Christian Dior” dhe “New Balance”, Dogana bllokon mbi 5 mijë palë atlete...

“Christian Dior” dhe “New Balance”, Dogana bllokon mbi 5 mijë palë atlete për shkelje të pronësisë

Advertismentspot_img

Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, në bashkëpunim dhe koordinim intensiv me degët doganore në Kakavijë dhe në Durrës, kanë bllokuar 5340 palë atlete, që cënojnë pronësinë intelektuale për markat.

Mallrat u përkasin markave “Christian Dior” dhe “New Balance” dhe bllokimi u krye në dyshimin për cënim të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Bllokimi i mallrave u realizua në kuadër të angazhimit të Drejtorisë Përgjithshme e Doganës për garantimin e  barazisë në tregtinë e lirë dhe zbatimin e ligjit.

Strukturat doganore po vijojnë verifikimet e mëtejshme për rastet.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave theklson se “mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit”.

atelte dogana
atlete
atletee
Capture
mallra
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular