HomeEkonomiPensionet e reja, ndryshon llogaritja - ISSH miraton koeficientet e indeksimit, përfitojnë...

Pensionet e reja, ndryshon llogaritja – ISSH miraton koeficientet e indeksimit, përfitojnë 40 mijë shtetas

Advertismentspot_img

Rreth 40 mijë qytetarë që do të aplikojnë për pensione të reja nga data 1 janari 2026, do të kenë të ardhura mujore të llogaritura me koeficientët e indeksuar.

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore miratoi projektvendimin për koeficientin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024, i cili përdoret për llogaritjen e pensioneve.

Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e kryetares, Delina Ibrahimaj, dhe ka për qëllim përmirësimin e sistemit të pensioneve duke harmonizuar shumën mujore fillestare me kontributet që individët kanë derdhur gjatë viteve të punës.

Ky vendim, i cili do të dërgohet për miratim edhe në Këshillin e Ministrave, do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë qytetarë që mbushin moshën e pensioneve.

Indeksimi do të sigurojë që pensionet e reja të jenë në përputhje me pagat e deklaruara dhe kontributet e derdhura, duke sjellë një rritje të drejtë dhe transparente për përfituesit.

Ky vendim pritet të ketë ndikim në rritjen e fuqisë blerëse të pensionistëve të rinj. Indeksimi, si detyrim ligjor,  është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të shtetit për të përmirësuar sistemin e sigurimeve shoqërore dhe për të siguruar që çdo qytetar të përfitojë në përputhje me kontributet e tij.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore nënvizon gjithashtu se mbetet i angazhuar për përmbushjen e të gjitha detyrimeve ligjore, si dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve, duke u fokusuar në mbarëvajtjen e procesit të aplikimit dhe lidhjes së pensioneve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular