HomeAktualitetVIDEO/Grida Duma s’mban dot lotët përpara më të riut të RENEA-s: Më...

VIDEO/Grida Duma s’mban dot lotët përpara më të riut të RENEA-s: Më emocionon ti, nuk e besova komandantin…

Advertismentspot_img

Krenari, guxim, forcë, përgatitje. Forcat RENEA u shfaqën në Top Story në pamje të patransmetuara më parë nga stërvitjet intensive.

Një vështrim nga brenda në disiplinën, sakrificën dhe stërvitjen që i mban këta efektivë gjithmonë gati për mision. Moderatorja Grida Duma solli rastin e një 25-vjeçari, pjesë e forcave të RENEA-s, i cili e ka pasur ëndërr këtë profesion.

“Jam me një rast që më prek, më emocionon. Më emocionon ti… është shumë e vështirë sot të kesh një djalë si ty në Shqipëri. Ke tre muaj që je këtu, ishe pjesë e demonstrimit të forcës, nuk e besova kur më tha komandanti. Je një ndër më të mirët e Shqipërisë. Si e pe veten që ti e doje këtë?” – u shpreh Grida Duma.

“E kisha ëndërr që para se të futesha në Policinë e Shtetit. Është privilegj dhe përgjegjësi e madhe. Është si të jesh futbollist dhe të zgjidheshe në Kombëtare. Është ëndërr e bërë realitet, shpresoj të tregoj aftësitë e mia në shërbim të qytetarëve. Dita ime është me stërvitje, me disiplinë. Jam 25 vjeç” – tha efektivi i RENEA-s.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular