HomeBotaVIDEO/Ish-kryeministri i Indisë i shpëton për mrekulli plumbave nga atentati në...

VIDEO/Ish-kryeministri i Indisë i shpëton për mrekulli plumbave nga atentati në një dasëm!

Advertismentspot_img

Një ngjarje që mund të ishte kthyer në një tragjedi kombëtare ka ndodhur gjatë një ceremonie dasme në qytetin e Jammu-së. Ish-kryeministri i Kashmirit, Farooq Abdullah, i ka mbijetuar një atentati në distancë të afërt, nën sytë e dhjetëra të ftuarve.

Pamjet rrëqethëse të kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur autori, i identifikuar si Kamal Singh Jamwal, i afrohet politikanit veteran dhe qëllon drejt tij. Për mrekulli, Abdullah nuk është prekur nga plumbat, ndërsa truprojat dhe policia kanë ndërhyrë rrufe duke e vënë autorin në pranga në vendngjarje.

Më tronditëse se akti ka qenë dëshmia e parë e Jamwal. Sipas mediave indiane, ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese, duke deklaruar: “E kam pritur këtë moment për 20 vjet!” Policia dyshon se pas sulmit fshihet një motiv i fortë personal që ka rrënjët dy dekada më parë.

Incidenti është konfirmuar me tone dramatike edhe nga djali i tij, Omar Abdullah, i cili aktualisht mban postin e kryeministrit të rajonit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se i ati ka shpëtuar mrekullisht. Në momentin e sulmit, Abdullah ishte i rrethuar nga figura të larta politike si zëvendëskryeministri Surinder Kumar Choudhary dhe këshilltari Nasir Sogami, të cilët mbetën të shokuar nga skena.

Aktualisht, autoritetet po hetojnë nëse Kamal Singh Jamwal ka vepruar i vetëm apo është pjesë e ndonjë skenari më të gjerë destabilizues.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular