HomeBota“Do të veprojmë si në Gaza”- Izraeli planifikon ofensivë të madhe tokësore...

“Do të veprojmë si në Gaza”- Izraeli planifikon ofensivë të madhe tokësore në Liban

Advertismentspot_img

Izraeli po përgatitet për një operacion të gjerë tokësor në jug të Libanit me qëllim shkatërrimin e forcave të Hezbollahut në zonën në jug të lumit Litani, sipas medias amerikane Axios, që citon zyrtarë izraelitë dhe amerikanë.

Sipas Axios, operacioni parashikon hyrjen e trupave izraelite në të gjithë territorin në jug të lumit Litani dhe eliminimin e infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut në atë zonë.

Zyrtarët e cituar nga media amerikane thonë se ky do të ishte operacioni më i madh ushtarak i Izraelit në Liban që nga lufta e vitit 2006.

“Ne do të bëjmë atë që bëmë në Gaza”, deklaroi një zyrtar i lartë izraelit për Axios, duke lënë të kuptohet për një ofensivë të ngjashme me operacionet e zhvilluara më parë nga Izraeli në Rripin e Gazës.

Përgatitjet për këtë operacion erdhën pas një sulmi të Hezbollahut ndaj Izraelit, gjatë të cilit u lëshuan më shumë se 200 raketa drejt territorit izraelit. Sulmi, sipas zyrtarëve, dyshohet se është kryer në koordinim me Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC).

Nëse realizohet, kjo ofensivë mund të përshkallëzojë ndjeshëm tensionet në rajon dhe të hapë një front të ri të gjerë konflikti në kufirin Izrael-Liban.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular