HomeLifestyleEgli Tako nis një lidhje të re dashurie, zërat për një romancë...

Egli Tako nis një lidhje të re dashurie, zërat për një romancë me djalin e Gilit dhe deklaratat

Advertismentspot_img

Egli Tako vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në mediat rozë dhe në rrjetet sociale. Edhe pse ajo ka mohuar disa herë se ka nisur një lidhje të re pas ndarjes së shumëpërfolur nga këngëtari Gjesti, fansat duket se nuk ndalojnë së analizuar çdo detaj nga postimet e saj.

Së fundmi, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë spekulime për një romancë të mundshme mes Eglit dhe ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, Redon Beranit. Dyshimet janë ngritur nga ndjekësit pasi kanë vënë re disa elemente të përbashkëta në postimet e tyre në rrjetet sociale. Një nga detajet që ka tërhequr më shumë vëmendje është një makinë luksoze.

Redon Berani ka publikuar një foto pranë një fuoristrade të zezë “Mercedes G-Class”, ndërsa në disa postime të tjera edhe Egli Tako është parë pranë një automjeti të ngjashëm. Madje, një foto e Eglit ku ajo shfaqet e ulur brenda një makine është interpretuar nga fansat si një tjetër “shenjë” që mund të lidhë dy ish-banorët e BBVA.

Por duket se Redoni dhe Egli nuk janë në një lidhje. Miq të afërt me këngëtaren kanë bërë me dije se Redoni dhe Egli kanë një miqësi mes tyre, por jo lidhje. Në fakt mes tyre nuk është as edhe ndonjë raport i afërt miqësor. Por gjithnjë e më shpesh artistja është parë me të njëjtën makinë, duke të bërë të mendosh se në fakt, është partneri i saj i ri që e ka këtë mjet luksoz.

Vetë Egli ka preferuar që pas ndarjes nga Gjesti të mos flasë më për jetën e saj private. Në një intervistë ajo është shprehur se mes saj dhe këngëtarit kosovar ishte një histori e bukur, por jo dashuri.

“U mbyll. Ka kohë. Absolutisht e pritshme. Më vjen keq që do u thyej zemrën disa njerëzve që i dua shumë fort, por nuk duhet të jetoj më në deluzion. Ndoshta dhe unë për një periudhë aty brenda kam jetuar në deluzion. Jam kënaqur, mirë kam qenë, pata një eksperiencë të bukur. Dua ta mbaj mend si një shok timin”, – u shpreh Egli.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular