Adrola Dushi ka folur për herë të parë publikisht për marrëdhënien e saj me reperin Capital T.
E ftuar në emisionin Goca dhe Gra, ajo tregoi se të dy kanë zgjedhur që romancën ta mbajnë sa më larg vëmendjes publike.
“Nuk duam të shfaqemi kudo”, u shpreh Adrola.
Prej vitesh, dyshja ishte në qendër të thashethemeve për një romancë, pasi fansat kishin vënë re disa detaje dhe paraqitje që linin të kuptohej se mes tyre kishte diçka më shumë se miqësi. Megjithatë, ata zgjodhën të mos reagojnë menjëherë.
Si e ndanë mendjen ta bënin lidhjen publike? Përgjigjet vetë ajo:
“Ky Shën Valentin ishte një surprizë për mua. Janë bërë disa vite që jemi bashkë. Është një maratonë. Me të vërtetë, kur e do diçka shumë, jam e sigurt që ia del. Dhe ne ia dolëm. Nuk duam të shfaqemi kudo, privatësia është gjëja më e shenjtë. E dua privatësinë, sepse të bën të jetosh e lumtur.
Unë isha duke blerë rroba kur u publikua kjo foto. Ishim në Amerikë, unë po punoja dhe ai më tha: ‘Prit pak, sepse dua të postoj diçka’. U emocionova shumë, u kënaqa. Kishim edhe dyshimin nëse ta publikonim apo jo.
Nuk kam dëshirë të gënjej, por dua t’i ruaj gjërat e mia. Jam e lumtur sepse, në të vërtetë, u prit shumë mirë”, u shpreh Adrola.
Adrola dhe Capital T vendosën ta konfirmonin lidhjen përmes një fotografie të publikuar në Instagram në ditën e Shën Valentinit, duke konfirmuar dashurinë e tyre.







