Me ftesë të Zonjës së Parë të SHBA, Melania Trump, në kuadër të nismës së saj Fostering the Future Together (FFT), Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu, do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Botëror të FFT.
Takimi do të zhvillohet më 24 dhe 25 mars në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit.
Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, pjesëmarrja e Kosovës në këtë koalicion pritet të krijojë mundësi të reja për nxënësit dhe fëmijët në vend, duke u dhënë atyre akses në projekte dhe programe të kompanive kryesore amerikane të teknologjisë.
Në njoftim theksohet se këto iniciativa përfshijnë përdorimin e platformave digjitale të avancuara, inteligjencës artificiale dhe mjeteve të reja edukative, të cilat synojnë të mbështesin zhvillimin, kreativitetin dhe sigurinë online të fëmijëve.







