HomeKronikeDEL EMRI/Ky është agjenti i Krimeve në Lezhë që i hodhën në...

DEL EMRI/Ky është agjenti i Krimeve në Lezhë që i hodhën në erë mjetin “Volkswagen Golf”

Advertismentspot_img

Një shpërthim me tritol raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Lezhë. Objekt i sulmit ishte automjeti në pronësi të një punonjësi policie.

Paraprakisht mësohet se rreth orës 05:55 dyshohet se një sasi lënde plasëse është vendosur në një makinë të parkuar tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të 41- vjecarit Gent Gjetja, agjent i krimeve në Drejtoria Vendore të Policisë Lezhë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale në automjet, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Gent Gjetja, prej vitesh shërben në strukturat e hetimit të policisë së Lezhës dhe njihet për angazhimin e tij në luftën kundër kriminalitetit.

Menjëherë pas ngjarjes policët kanë marrë dëshminë e kolegut të tyre, e po ashtu kanë bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë në zonën përreth për të hedhur dritë mbi krimin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular