HomeLifestyleFOTOT/Princ Leka DASMË në “fshehtësi”, zbulohet mbiemri që do të mbajë Blerta...

FOTOT/Princ Leka DASMË në “fshehtësi”, zbulohet mbiemri që do të mbajë Blerta pas martesës

Advertismentspot_img

Trashëgimtarët e Oborrit Mbretëror Shqiptar përmes një njoftimi zyrtar thanë se Princ Leka është martuar në një ceremoni private që është zhvilluar në Sllovaki.

Përzgjedhja e këtij mjedisi historik, rezidencë e familjes së Mbretëreshës Geraldinë, u bë për të nderuar trashëgiminë e saj të çmuar dhe origjinën hungareze. Pas divorcit me Elia Zaharinë, me të cilën ka edhe një vajzë, kjo është martesa e dytë e Princ Lekës.

FOTO/ Princ Leka DASMË në “fshehtësi”, zbulohet

Njoftimi zyrtar
Oborrit Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi.

Martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn.
Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki.

Përzgjedhja e këtij mjedisi historik, rezidencë e familjes fisnike të Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Geraldinë, u bë për të nderuar trashëgiminë e saj të çmuar dhe origjinën hungareze, e cila mbetet një pjesë e pandarë e historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare.

Pas martesës, Princeshë Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.
Familja Mbretërore e ndan këtë lajm të gëzueshëm me kombin shqiptar dhe me miqtë e saj anembanë botës.

FOTO/ Princ Leka DASMË në “fshehtësi”, zbulohet
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular