HomeLifestyle"Nuk e mbajnë këmbët"/Jennifer Lopez rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Las...

“Nuk e mbajnë këmbët”/Jennifer Lopez rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Las Vegas

Advertismentspot_img

Jennifer Lopez pati një moment të papritur gjatë një koncerti në rezidencën e saj në Las Vegas, kur u pengua në skenë ndërsa po performonte hitin e saj të vitit 2011, On the Floor.

Ngjarja ndodhi gjatë spektaklit të saj “Up All Night Live” në sallën The Colosseum at Caesars Palace. Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Jennifer shihet teksa ngre këmbën gjatë koreografisë, por pengohet.

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi


Megjithatë, Lopez e mori situatën me profesionalizëm: ajo e rimori menjëherë ekuilibrin dhe vazhdoi të këndojë dhe të kërcejë së bashku me balerinët, pa e ndërprerë performancën

Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale, ndërsa fansat vlerësuan reagimin e saj të shpejtë në skenë. Rezidenca e saj në Las Vegas nisi në dhjetor dhe ka tërhequr vëmendje të madhe nga publiku.

Gjatë një koncerti javën e kaluar, Lopez foli edhe për periudhën e vështirë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, këngëtari Marc Anthony, me të cilin ka dy fëmijë binjakë, Max dhe Emme.

Ajo tregoi se në atë kohë kishte menduar të hiqte dorë nga gjithçka, por u frymëzua nga këshillat e autores së zhvillimit personal Louise Hay, e cila i tha: “Ti je kërcimtare, prandaj vazhdo të kërcesh.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular