HomeKronikeTritol automjetit agjentit të krimeve në Lezhë

Tritol automjetit agjentit të krimeve në Lezhë

Advertismentspot_img

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (15 mars) në qytetin e Lezhës.

Lënda plasëse i është vendosur një automjeti në pronësi të një agjenti krimesh e cila ishte parkuar në lagjen “Besëlidhja”, pranë gjimnazit.

Nga shpërthimi ka patur dëme të shumta materiale. Automjeti i dëmtuar rezulton të jetë në pronësi të agjentit të krimeve me inicialet G.Gj.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular