Qeveria e Ekuadorit ka shpallur nisjen e një faze të egër lufte kundër krimit të organizuar, duke blinduar katër provincat më të përgjakura të vendit.
Mbi 75 mijë forca të ushtrisë dhe policisë janë dislokuar tashmë në rrugë, ndërsa Ministri i Brendshëm u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, pasi vendi ndodhet në gjendje lufte. Situata mbetet kritike, pasi viti 2025 shënoi një rritje rekord prej 30 për qind të vrasjeve, duke detyruar autoritetet të vendosin edhe orën policore gjatë natës.
Ky operacion masiv vjen menjëherë pas samitit të organizuar nga Donald Trump, ku Presidenti Noboa u rreshtua krah koalicionit prej 17 shtetesh për të shkatërruar kartelet.
Mbështetja amerikane është bërë tashmë konkrete, pasi FBI sapo ka hapur zyrën e saj të parë në këtë shtet andin për të nisur operacionet e përbashkëta.
Presidenti Trump i ka cilësuar bandat kriminale si një kancer që duhet shrrënjosur me forcën e ushtrisë përpara se të jetë shumë vonë.
Pozicioni gjeografik e ka kthyer Ekuadorin në një urë kalimi për 70 për qind të kokainës që vjen nga vendet fqinje me destinacion Europën.
Përmes një postimi krah liderit amerikan, Noboa dha mesazhin e prerë se koha kur mafiet lëviznin drogë dhe armë pa pasoja ka përfunduar.







