HomeKryesoreEvi Kokalari shpall kandidaturën për drejtimin e PD, paralajmëron Berishën: Kujdes, manipulimi...

Evi Kokalari shpall kandidaturën për drejtimin e PD, paralajmëron Berishën: Kujdes, manipulimi i votave do të reflektohet në DASH!

Advertismentspot_img

Më 23 maj anëtarësia e Partisë Demokratike është thirrur për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë i cili do ta udhëheqë në një mandat katërvjeçar.

Evi Kokalari ka shpallur kandidaturën për kryetare të PD-së. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kokalari teksa thekson se emri i saj figuron në Gjykatë si një nga themelueset e ‘Rithemelimit’, ka paralajmëruar Berishën se çdo vjedhje dhe manipulim vote në garën e 23 majit, do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan.

“Sali Berisha, të lutem shto emrin tim për kandidaturë kundrejt teje në zgjedhjet e 23 Majit.

Si kujtesë, emri im figuron në gjykatë si një nga themelueset e rithemelimit, që u bë shkas për marrjen e PD-së nga Lulzim Basha.

Në fakt, duhet theksuar se jam bashkëthemeluese e Rithemelimit me ty.

Çdo manipulim vote, të premtoj që do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan.”– shkruan Kokalari.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular