HomeAktualitetKushërira e Xhuana Nikollajt ngre pikëpyetje për vetëvrasjen e 25-vjeçares: Ajo s’do...

Kushërira e Xhuana Nikollajt ngre pikëpyetje për vetëvrasjen e 25-vjeçares: Ajo s’do ja bëntë kurrë të atit këtë, ishte e lumtur atë ditë

Advertismentspot_img

Vdekja e Xhuana Nikollajt e cila dyshohet se i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë ka ngritur pikëpyetje ndërsa kushërira e saj ka zbuluar detaje. Deri më tani thuhet se Nikollaj dhunohej nga ish-bashkëshorti Eraldo Fizi i cili është shpallur në kërkim nga policia. Xhuana Nikollaj i dha fund jetës tre muaj pasi ishte martuar.

Por Mira Nikollaj, kushërirë e viktimës, me deklaratën e fundit duket se ka hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik dhe jo vetëm, duke ngritur të tjera dyshime në lidhje me fatin e Xhuana Nikolajt.

Mira Nikollaj tha se Xhuana e kishte kuptuar që martesa me Eraldo Fizin ishte e gabuar dhe prandaj i kishte dhënë fund martesës vetëm tre muaj pas dasmës.

“Mund të imagjinohet se çfarë ndjejnë dy prindër kur humbin dritën e syve; imagjinohet jeta e tyre. Dy prindër që humbin fëmijën bëjnë kot hije mbi dhe. Forca e tyre janë tre vajzat e tjera, të cilat janë të shkolluara dhe me familjet e tyre. Xhuana u rrit në këtë familje nga dy prindër të thjeshtë, punëtorë dhe të ndershëm.

Xhuana ishte një vajzë e thjeshtë dhe e shkolluar. Kishte mbaruar Juridikun. Në gjimnaz pati fatkeqësinë të njihte njeriun e gabuar. Që ishte i gabuar, ajo e kuptoi vetëm pas martesës, e cila zgjati tre muaj, sepse e kuptoi se nuk ishte njeriu i duhur dhe ambienti ku jetonte çifti ishte toksik.

Xhuana vendosi të ndahej dhe familja e mbështeti për këtë gjë. Ata shkuan dhe e tërhoqën vajzën dhe ndarja u bë me mirëkuptim. Xhuana punonte në një studio juridike në Lezhë, por vendosi të largohej për t’iu shmangur ambientit të ish-burrit dhe opinionit publik.”-tha ajo.

Po ashtu, kushërira e Xhuanës ka deklaruar se e reja është përballur me dhunë fizike nga bashkëshorti dhe vjehrrit.

“Ishte dashuria e parë dhe vendosi të ndahej pas problemeve. Kishte probleme me vjehrrën, pasi burri ishte i ndikuar nga nëna e tij. Kur Xhuana kërkoi të jetonte vetëm me burrin e saj, e ëma e djalit ushtroi presion mbi të dhe e mbante nën kontroll. Ajo aty u përball me dhunën jo vetëm të të shoqit, por edhe të vjehrrës”, shtoi ajo.

Mira Nikollaj ka deklaruar se Xhuana mëngjesin e ditës së ngjarjes, kishte telefonuar të ëmën dhe i kishte thënë se ishte e lumtur për punën e re ndërsa ka dyshime që Xhuana të jetë detyruar të vrasë veten.

“Unë nuk i kam parë, por di që janë gjetur shenja dhune në trupin e Xhuanës. Mua më kanë lindur disa pyetje. Çfarë e çon një vajzë 25-vjeçare, me një të ardhme të ndritur përpara, të vrasë veten kur ajo e kishte bërë zgjedhjen e saj? Në mëngjesin para ngjarjes, ajo kishte marrë të ëmën në telefon dhe kishte qenë shumë e kënaqur për punën e re në një zyrë avokatie.

Po atë ditë, në darkë, do të festonin ditëlindjen e nipit, ku kishin përgatitur një festë. Kur kishte festë atë ditë, pse duhet ta blinte helmin? Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur atë ditë, por dyshimet janë të shumta. Një letër nuk mjafton. Kush e shkroi letrën? E shkroi me vullnetin e saj apo ishte e detyruar? Ajo ka qenë shumë e lidhur me babanë e vet dhe nuk do t’ia bënte dot këtë gjë.”-tha ajo.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular