HomeKronikeNjë amerikan arrestohet në Tiranë/ Punonjësja e tij 20-vjeçare e denoncon për...

Një amerikan arrestohet në Tiranë/ Punonjësja e tij 20-vjeçare e denoncon për ngacmim se*sual: Si tentoi të më dehte brenda në zyrë

Advertismentspot_img

Një shtetas amerikan është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për ngacmim seksual dhe përndjekje ndaj një punonjëseje 20-vjeçare.

Sipas raportimit të gazetarit të Vizion Plus, Esido Barkaj, procedimi penal ndaj 47-vjeçarit ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga e reja që punonte për të në një biznes privat në kryeqytet.

Në dëshminë e saj, 20-vjeçarja ka deklaruar se është përndjekur vazhdimisht nga pronari i biznesit, i cili sipas saj ka kryer disa episode ngacmimesh seksuale në ambientet e punës. Ajo ka treguar gjithashtu se 47-vjeçari ka tentuar t’i japë alkool me qëllim që të dehej, ndërsa ka pretenduar edhe për ushtrim dhune ndaj saj.

Pas kallëzimit, policia ka ndërhyrë duke bërë arrestimin e shtetasit amerikan, i cili tashmë përballet me akuzat për ngacmim seksual në ambientet e punës dhe përndjekje.

Ndërkohë pritet që autoritetet të marrin edhe dëshminë e tij lidhur me ngjarjen. 47-vjeçari do të dalë nesër para gjykatës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular