Federata shqiptare e Futbollit ka nxjerr më në fund në shitje biletat për ndeshjen Poloni-Shqipëri sa u përket tifozëve shqiptare. Sfida do të luhet në Varshave dhe është caktuar një numër prej mbi 2000 biletash në dispozicion të kuqezinjve për këtë sfidë.
FSHF ka vendosur që të përdorë shortin për të zgjedhur personat që do të ndjekin ndeshjen, duke vendosur 48 orë në dispozicion për aplikimin, ku çdokush nuk mund të blejë më shumë se dy bileta për këtë duel. Secila biletë ka një çmim relativisht të lartë prej 4200 lekësh,
NJOFTIMI I FSHF
Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për shortin e biletave për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kampionatit Botëror 2026, që do të luhet më 26 mars në Varshavë.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut Shorti për aplikimin e biletave Poloni – Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online.
Si të aplikoni:
Të gjithë tifozët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të regjistrohen paraprakisht në platformë duke krijuar një llogari personale ose duke përdorur një llogari ekzistuese. Çdo individ do të ketë mundësi të aplikojë vetëm për dy bileta, pa mundësi për të kërkuar më pak apo më shumë.
Afatet dhe procesi i përzgjedhjes:
Procesi i aplikimit do të jetë i hapur për një periudhë 48 orë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, sistemi do të përzgjedhë në mënyrë rastësore aplikantët fitues.
Blerja dhe marrja e biletave:
Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen përmes email-it, ku do të marrin një link të personalizuar për të përfunduar pagesën e biletave.
Pagesa duhet të kryhet brenda 24 orëve nga momenti i marrjes së njoftimit.
Pas përfundimit të pagesës, tifozët fitues do të marrin një link përkatës për të aksesuar biletat e tyre.
Biletat do të jenë të disponueshme për shkarkim në aplikacionin zyrtar “Mobilny System Biletowy”.







