HomeLifestyleVIDEO/Nuk fshihen më, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kapen “mat” në momente...

VIDEO/Nuk fshihen më, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kapen “mat” në momente intime në Paris

Advertismentspot_img

Tashmë nuk ka më dyshime. Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe reperi i njohur shqiptar Ledri Vula, duket se janë në një lidhje dashurie, pasi dyshja është kapur duke u puthur.

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë filmuar duke u puthur në një klub në Paris. Dyshja janë fotografuar mbrëmjen e djeshme në Circoloco Paris, teksa kërcenin, këndonin dhe përqafoheshin së bashku.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, ata shfaqen mjaft të afërt, duke konfirmuar dyshimet që prej kohësh qarkullojnë se mes tyre mund të ketë më shumë sesa një raport profesional.

Prej disa kohësh, Xhensila dhe Ledri janë pjesë e të njëjtit menaxhim, ndërsa kanë sjellë edhe disa bashkëpunime muzikore së bashku.

Pas kapitujve të mëparshëm në jetën personale, duket se të dy kanë lënë pas të shkuarën dhe, të paktën nga sa tregojnë këto pamje nga Circoloco Paris, mund të kenë gjetur njëri-tjetrin.

Xhensila është nënë e dy fëmijëve, Ajka dhe Amen, të ardhur në jetë nga historia e gjatë e dashurisë me aktorin Bes Kallaku.

Ndërkohë, Ledri është baba i një vajze, Poem Blu, e ardhur në jetë nga lidhja e tij e dashurisë me Sara Hoxhën.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular