Ernest Muçi është vendimtar edhe kur nuk shënon apo kur nuk jep asist në mënyrë direkte. Këtë e vërtetoi me një veprim spektakolar në ndeshjen ndaj RIzespor, ku ishte protagonist në aksionin e golit të vetëm të ndeshjes.
Një veprim spektakolar i futbollistit të Kombëtares shqiptare nxori jashtë fushës praktikisht mbrojtësin që po e ndiqte, duke dhënë më pas një pasim në anën tjetër e me topin që u kthye në fund në rrjetë.
Muçi ka marrë lëvdata për atë aksion e për më tepër, edhe vetë klubi i Trabzonsporit ka shpërndarë pamjet në rrjetet sociale duke treguar me ngadalësim lëvizjen mashtruese të sulmuesit shqiptar. “Art”, shkruante klubi turk si koment të vetëm që shoqëronte ato pamje.







