HomeAktualitetAKU pezullon aktivitetin e ‘KMY’ pas skandalit me mishin e pulës që...

AKU pezullon aktivitetin e ‘KMY’ pas skandalit me mishin e pulës që ruhej në kushte alarmante

Advertismentspot_img

Pas zbulimit të një sasie mishi pule të rrezikshëm, AKU ka pezulluar aktivitetin e kompanisë KMY në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e biznesit KMY, u sekuestruan 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule, për shkak të shkeljeve të rënda të standardeve higjieno-sanitare. Nga verifikimet rezultoi se mishi ishte trajtuar në kushte të papërshtatshme, pasi gjatë proceseve të ngrirjes dhe shkrirjes ishte vendosur drejtpërdrejt në tokë. Gjithashtu, produkti ruhej në një ambient ku ishte konstatuar prani myku dhe ndryshku, çka përbën rrezik serioz për sigurinë ushqimore.

Në përfundim të kontrolleve, AKU Tiranë vendosi pezullimin e aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e plotë të kushteve të kërkuara ligjore. Ndërkohë, sasia e sekuestruar prej 738 kilogramësh mish pule u asgjësua.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular