HomeSport“Play-off-i” i Kupës së Botës 2026/Zbulohet kur del lista e lojtarëve të...

“Play-off-i” i Kupës së Botës 2026/Zbulohet kur del lista e lojtarëve të grumbulluar të Kombëtares

Advertismentspot_img

Kombëtarja e Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet për sfidat vendimtare të muajit mars në kuadër të fazës “play-off” për Botërorin 2026, me synimin e qartë për të siguruar një biletë në turneun më prestigjioz të futbollit botëror.

Trajneri Sylvinho pritet të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar më 21 mars, në orën 10:00. Një orë më vonë, tekniku brazilian do të dalë para mediave në konferencën për shtyp që do të zhvillohet në Shtëpia e Futbollit, ku pritet të japë detaje mbi zgjedhjet dhe objektivat e skuadrës.

Grumbullimi i kuqezinjve do të nisë më 23 mars, ndërsa po atë ditë është planifikuar edhe seanca e parë stërvitore, në prag të përballjes së parë zyrtare.

Shqipëria do të zbresë në fushë më 26 mars për t’u përballur me Polonia, në një ndeshje që konsiderohet kyçe për ecurinë në këtë fazë. Pesë ditë më vonë, më 31 mars, kuqezinjtë do të luajnë sfidën e radhës ndaj njërit prej Ukraina ose Suedia, në varësi të rezultateve të çiftit përkatës.

Me keto përballje të forta, Kombëtarja shqiptare hyn në një periudhë vendimtare, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën në rrugëtimin drejt Botërorit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular