HomePolitike“Regjimet po ‘lëkunden’, por popujt i shembin ata”- Tritan Shehu: Frika është...

“Regjimet po ‘lëkunden’, por popujt i shembin ata”- Tritan Shehu: Frika është e lexueshme, kërkojnë të bashkëpunojnë, e lexuam këtë edhe në “Manifestin Rama-Vuçiç”

Advertismentspot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se regjimet po lëkunden, por janë popujt ata që i shembin ato.

Me anë të një postimi në Facebook, Shehu thekson se frika e regjimeve është e lexueshme. Ndërsa i referohet shkrimit të Ramës dhe Vuçiç për idenë e anëtarësimit në BE, ai shkruan se “ata kërkojnë të bashkëpunojnë, të mbështesin njëri-tjetrin. E lexuam këtë edhe në Manifestin Rama-Vuçiç”.

Ligjvënësi demokrat sjellë në vëmendje edhe konfliktet e fundit në Lindjen e mesme, ndërsa thekson se “goditja që po i bëhet Iranit nga SHBA është një shpresë e madhe për atë popull të masakruar nga ai regjim”.

Postimi:

Regjimet po “lëkunden”, por popujt i shembin ata!

Havana në errësirë të plotë, edhe regjimi i Kubës në krizë të fortë, njerëzit aty po ngrihen!

Regjimi i ajatollahëve nën goditjen e SHBA.

Një shpresë e madhe kjo për atë popull të masakruar nga ai regjim.

Një shpresë dhe sinjal ky për fundin e sistemeve autokratike e antidemokratike në botë?!

Një ripërsëritje e fundit të viteve ’80 e fillimit të atyre ’90?

Sidoqoftë, njerëzit duhet të “zgjohen”, vetëm ata mund të groposin regjimet në lëkundje kudo tashmë!

Koha është e favorshme, ngjarjet po precipitojnë.

Frika e regjimeve është e lexueshme, ata kërkojnë të bashkëpunojnë, të mbështesin njëri-tjetrin.

E lexuam këtë edhe në “Manifestin Rama-Vuçiç”.

Por ata harrojnë se “bashkimi” i njerëzve është shumë herë më i fortë se “aleancat” e tyre!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular