HomeKulture"Tani nuk ka art, por aplikacione", aktorja e njohur Mariana Kondi rrëfen...

“Tani nuk ka art, por aplikacione”, aktorja e njohur Mariana Kondi rrëfen rolet “Nafija”, “Mirela” dhe “Falli”….

Advertismentspot_img

Aktorja e njohur, Mariana Kondi kthehet pas në kohë për të rrëfyer udhëtimin e saj të gjatë në art, një rrugë ku pasioni është shndërruar në mision.

Me dekada në skenë dhe në ekran, ajo flet për fillimet, për rolet që e kanë shënjuar dhe për sakrificat që ka bërë për t’iu përkushtuar plotësisht aktrimit. Për Kondin, arti nuk është thjesht profesion, por një mënyrë për t’u folur njerëzve për ndjenjat më të thella njerëzore, për dashurinë, jetën dhe kohën.

Në këtë intervistë për “Panorama”, aktorja ndalet edhe tek realiteti i sotëm i artit në Shqipëri, për të cilin shprehet: “Sot nuk ka art, por aplikacione”.

Ajo flet për mungesën e një tregu të mirëfilltë për aktorët, për sfidat e brezit të ri dhe për intuitën që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së saj. Ndërkohë, suksesi i filmit “Falli” dhe prania në festivalin prestigjioz “Berlinale” shënojnë një tjetër moment domethënës në rrugëtimin e saj artistik, duke e kthyer këtë bisedë në një reflektim të thellë për artin, kohën dhe misionin e aktorit.

Mariana, cili ka qenë momenti i parë në jetën tuaj kur e kuptuat që aktrimi nuk ishte thjesht pasion, por mision?

“Mirela”, një komedi nga Leka Bungo… një pianiste e dashuruar midis dilemës së karrierës dhe krijimit të familjes. Pra, aktrimi është mision dhe jo vetëm pasion, sepse duke interpretuar rolin, u flet njerëzve për këtë gjë të bukur siç është dashuria, në çfarëdo lloj moshe, siç isha unë në rolin e 50-vjeçares. Vlen për t’u përmendur se këtë rol e kam luajtur kur isha 27 vjeç.

Sa ka ndikuar fëmijëria juaj në formimin e karakterit artistik që keni sot?

Jo vetëm fëmijëria, por çdo ditë në jetën e një aktori është ndikim i vërtetë në profesionin që ne kemi.
Cilat kanë qenë sakrificat më të mëdha që keni bërë për artin?
Sakrifica ime për artin është karriera ime. Fakti që kam vetëm një fëmijë tregon seriozitetin tim ndaj aktrimit. E thënë shkurt, sakrifica ime më e madhe është që i kam dhuruar gjithë jetën time artit.
A ka pasur momente kur keni dashur të hiqni dorë? Çfarë ju ka mbajtur në këmbë?
Nuk kam pasur asnjë rast mëdyshjeje realisht, sepse jam vlerësuar prej punës dhe talentit tim.
Jemi kureshtarë të dimë se si ka evoluar Mariana si grua dhe si artiste ndër vite?
Unë jam një artiste shumë e mirë, që di të bëjë jo vetëm gruan, por gjithçka që ka lidhje me misionin e femrës në këtë jetë.Ju keni dekada në skenë dhe ekran, po cili rol ka qenë pika e kthesës në karrierën tuaj di artiste?
Nafija, ku në ditët e sotme është edhe më koherente se atëherë.
Nga këndvështrimi juaj, si artiste që përjetove ndryshimin e sistemit, si ka ndryshuar të bërit art në Shqipëri nga fillimet tuaja deri me sot?
Në fakt, për mendimin tim, tani nuk ka art, por ka aplikacione. (Qesh) A mendoni se aktorët sot e kanë më të lehtë apo më të vështirë të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme? Për mendimin tim, tregu i aktorëve sot në Shqipëri është inekzistent. Flasim pak për ju dhe rolet tuaja në kinema.

Çfarë kërkoni ju te një skenar për ta pranuar një rol?
Për të realizuar një film duhen tri gjëra: 1. skenar i mirë, 2. skenar i mirë dhe 3. skenar i mirë!
Po intuita sa e rëndësishme është në zgjedhjet artistike të Marianës?

Intuita është absolute! Një nga veçantitë e mia që më ka bërë që të jem e kërkuar në të gjitha zhanret e aktrimit ka qenë intuita, që nuk më ka zhgënjyer kurrë.

Çfarë ju tërhoqi te roli në filmin “Falli”, mjaft i suksesshëm pasi të gjithë po flasin për këtë film?

Te “Falli” më tërhoqi skenari që i flet injorancës dhe këtë gjë e pashë si mision për dy arsye: E para të kuptoj se çfarë e duan njerëzit sot dhe e dyta, të mbështes regjisorët e rinj më kryesorja.
Si ishte procesi i përgatitjes për këtë personazh? A ju sfidoi emocionalisht?
Ajo çka më ka mbetur si një eksperiencë e veçantë është mësimi i gjuhës “pi Dibre” dhe përjetimin e ndjesive të këtij karakteri kaq të spikatur. Sa për sfidën, nuk më sfidoi emocionalisht, por ndieja përgjegjësi edhe më të mëdha se regjisori.
Çfarë mesazhi mendoni se përcjell “Falli” për publikun?
“Falli” për publikun përcjell një mesazh të jashtëzakonshëm, që mendoj se e përmbush mëse miri misionin në profesionin tim! Njerëzit duhet t’i kthehen Zotit, që na krijoi për të gjetur dashurinë, ngushëllimin dhe njëri-tjetrin.
Si e keni përjetuar reagimin e publikut pas publikimit të filmit?
Jam e surprizuar dhe kam kuptuar që publiku do një gjë të thjeshtë e të drejtpërdrejtë dhe larg kodeve të mëdha artistike! E thjeshta është më e vështirë në art!

A mendoni se ky film shënon një kapitull të ri në karrierën tuaj?
Ky film nuk shënon një kapitull të ri në karrierën time, por shënon një fillim të mbarë të brezit të ri të kinematografisë. Ndërkohë morët ftesë për të qenë e pranishme në “Berlinale”, Festivali i 76-të Ndërkombëtar i Filmit.

Çfarë do të thotë për ju personalisht dhe profesionalisht prania në një festival kaq prestigjioz?
“Berlinale” ishte një check list në karrierën time e ardhur me vonesë, por vlen të theksoj se ishte një nga paraqitjet më dinjitoze të Qendrës kinematografike shqiptare!. Si u ndjetë duke përfaqësuar kinematografinë shqiptare në një skenë ndërkombëtare? Ndjeva nga afër punën e jashtëzakonshme të njerëzve përkatës për të krijuar lidhjet me producente nga më të rëndësishmet në Europë dhe mbarë botën!
Pas një jete në skenë dhe film, çfarë do t’i thoshit Marianës së re që sapo niste rrugëtimin në art?
Asgjë më shume nga ato çfarë i kam thënë, kur fillova këtë profesion, sepse kohët mund të ndryshojnë, por Mariana kurrë!
Çfarë ju motivon sot, pas kaq shumë arritjesh? Dhe cili është mesazhi juaj për brezin e ri të aktorëve shqiptarë?
Më motivojnë projektet e reja! Ky profesion nuk njeh moshë! Ne themi që aktori nuk ka të drejtë të sëmuret, nuk ka të drejtë të vdesë, nëse ka akoma për të dhënë! Dhe që t’a përmbledh ashtu siç luajta rolin e një 50-vjeçareje kur isha vetëm 27 vjeçe, tani them se mund të luaj edhe një rol 40-vjeçareje, sepse aktrimi ashtu siç të plakë edhe të rinon, nëse e ke shpirtin plot! Pikërisht ky është mesazhi im për brezat e rinj të aktrimit, ose për ata që ëndërrojnë të bëhen si unë.(qesh)

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular