HomeAktualitetVd*kja e foshnjës 2-muajshe dhe akuzat e prindërve ndaj mjekëve/Një emigrant shqiptar...

Vd*kja e foshnjës 2-muajshe dhe akuzat e prindërve ndaj mjekëve/Një emigrant shqiptar mbulon shpenzimet mortore

Advertismentspot_img

Ditën e sotme është bërë e mundur kthimi i trupit të pajetë të foshnjës 2 muajshe në fshatin Stropan, Devoll, që humbi jetën pak ditë më parë në spital në Tiranë.

Prindërit, në një deklaratë ditën e djeshme akuzuan institucionet shëndetësore për mungesë kujdesi ndaj foshnjës së lindur para kohe, duke pretenduar se gjendja e tij u përkeqësua për shkak të trajtimit të pamjaftueshëm.

Krahas dhimbjes së madhe, familja përballej edhe me vështirësi të theksuara ekonomike, çka e bënte edhe më të vështirë përballimin e ceremonisë mortore.

Në këto kushte, një emigrant shqiptar, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, ka ndërhyrë duke marrë përsipër të mbulojë të gjitha shpenzimet e varrimit, duke bërë të mundur rikthimin e trupit të foshnjës në banesë dhe përcjelljen e tij për në banesën e fundit.

Foshnja, e gjinisë mashkull, kishte lindur me probleme shëndetësore dhe ndërroi jetë ditën e premte në kryeqytet.

Një ditë më parë, prindërit e tij kanë ngritur akuza ndaj personelit mjekësor për neglizhencë në trajtimin e të miturit, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular