HomeKronikeZiza Pajaziti "takim special" me Laert Haxhiun në burg/ Prokuroria e Korçës...

Ziza Pajaziti “takim special” me Laert Haxhiun në burg/ Prokuroria e Korçës shpall në kërkim modelen, ja çfare kerkon

Advertismentspot_img

Modelja e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Korçës, pasi nuk i është përgjigjur fletëthirrjes për marrjen në pyetje, në lidhje me hetimet që po kryhen ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe ish-shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.

Sipas gazetarit Elton Qyno, modelja prej gati 1 muaji nuk është arritur të gjendet nga policia dhe prokuroria e Korçës.

Pajaziti dyshohet se është vajza që u fut në në burgun e sigurisë së Lartë, Drenovë, ku pasi një “takim special” me Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen në Lushnjë të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.

Prokuroria e Korçës, në kuadër të këtij hetimi, prej 1 muaji ka kërkuar të marrë në pyetje modelen kosovare, Ziza Pajaziti, me qëllim sqarimin e rrethanave të futjes së saj në burg, si gruaja e të dënuarit përjetë Vladimir Kurti, ndërsa takimin e ka zhvilluar me Laert Haxhiun.

Po ashtu Prokuroria e Korçës, sipas gazetarit, ka kërkuar informacion Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi vendndodhjen e adresës së banimit në Tiranë të Ziza Pajazitit me qëllim dërgimin e fletë-thirrjes, për t’u paraqitur me qëllim marrjen në pyetje të saj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular