Prej ditësh qarkullojnë zëra se lideri historik i së djathtës nuk do të kandidojë për një mandat tjetër, duke preferuar tërheqjen.
Lideri historik i PD-së Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të rikandidojë si kryetar i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 23 majit.
“Kush të tha që jo? Po si e bën këtë pyetje. Kaq përgjigja”-ishte replika e Berishës.
I pyetur nëse rikandiimi bie ndesh me statutin e PD, Berisha dha këtë përgjigje:
“Neni flet për zgjedhje, jo për fazë elektorale. Nëse ka një realitet, janë zgjedhjet ishin farsë elektorale. Kur zgjedhjet janë normale, është detyra e drejtuesit për dorëheqje” – u shpreh Berisha.







