HomeAktualitetI fiksuar pas bixhozit, dosja e SPAK: Ahmetaj humbi 93.5 mijë euro...

I fiksuar pas bixhozit, dosja e SPAK: Ahmetaj humbi 93.5 mijë euro në një kazino në Maltë

Advertismentspot_img

Ditën e sotme SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka kaluar për gjykim dosjen për Inceneratorin e Elbasanit, ku i akuzuar është ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Ky i fundit, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish.

Ndërsa në dosje përmenden pagesa që ish-zv.kryeministri ka marrë nga dy biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri  para, makina, vila dhe disa favore të tjera.

Por një detaj që bie në sy në dosjen e SPAK është mungesa e deklarimit pranë ILDKPKI të 93.5 mijë euro, që ish-zv.kryeministri ka humbur në një kazino Dragonara, Maltë.

Ka kryer deklarim të rremë, në formën e fshehjes në deklaratën e dorëzuar pranë ILDKPKI më datë 29.3.2019, në lidhje me burimin dhe shumën e shpenzuar, prej 93 500 (nëntëdhjetë e tre mijë e pesëqind) euro, në kazino Dragonara, Maltë”, thuhet në aktakuzën e SPAK.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular