HomeAktualitet“Mos më kërkoni”/E mitura në Durrës largohet nga banesa, prindërit apel për...

“Mos më kërkoni”/E mitura në Durrës largohet nga banesa, prindërit apel për ndihmë për gjetjen e 14-vjeçares. Ja ku mund të telefononi

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rende është raportuar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici”, është larguar nga banesa e saj në rrethana të paqarta.

Sipas dëshmisë së nënës, Brikena Tusku, vajza ka qenë në shtëpi deri rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur ishte zgjuar për të konsumuar syfyrin. Pas kësaj, nëna është rikthyer në gjumë, ndërsa rreth orës 06:30, kur është zgjuar, ka konstatuar se vajza nuk ndodhej më në dhomën e saj.

Dyshohet se e mitura është larguar nga banesa rreth orës 06:40. Familjarët bëjnë me dije se ajo nuk është paraqitur në shkollë këtë mëngjes, çka ka ngritur menjëherë alarmin për zhdukjen e saj.

Sipas deklarimeve të familjes, ditët e fundit vajza kishte shprehur shqetësime, duke pretenduar se ndihej e kërcënuar nga disa persona pas përfundimit të orarit mësimor. Megjithatë, këto shqetësime nuk ishin marrë me seriozitetin e duhur në atë moment.

Një tjetër element që shton misterin është një letër e gjetur në tavolinë nga nëna, ku vajza kishte shkruar: “Po largohem, mos më kërkoni.”

Menjëherë pas konstatimit të zhdukjes, familjarët kanë bërë denoncimin në polici, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Prindërit apelojnë për ndihmën e qytetarëve dhe kërkojnë që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e vajzës apo e ka parë atë, të kontaktojë menjëherë në numrat:
0693367135 / 0695523151, ose të njoftojë policinë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular