Një person ka humbur jetën pas një aksidenti fatkeq në një resort skish në Zvicër.
Sipas raportimeve të mediave lokale, viktima ka rënë nga teleferiku (ku gjendej vetëm) në një shpat mali me dëborë.
Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë një helikopter dhe shërbimi i ambulancës, por shumë vonë për t’i shpëtuar jetën.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.







