HomeBotaVIDEO/Mrekulli mes tmerrit! Nëna dhe vajza 15-vjeçare nxirren të gjalla nga rrënojat...

VIDEO/Mrekulli mes tmerrit! Nëna dhe vajza 15-vjeçare nxirren të gjalla nga rrënojat pas sulmit rus

Advertismentspot_img

Një skenë që të lë pa frymë është regjistruar në orët e fundit në Zaporizhzhia të Ukrainës, ku forcat ruse goditën me dronë kamikazë zonat e banuara. Mes pluhurit dhe dëshpërimit të ndërtesave të rrafshuara, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të bëjnë të pamundurën.

Në videon që po bën xhiron e botës, dëgjohen thirrjet e shpëtimtarëve që gërmojnë me duar nëpër rrënoja, derisa arrijnë të gjejnë dhe të nxjerrin të gjallë banorët që ishin zënë poshtë nga shembja e mureve. Pamjet tregojnë momentin kur të mbijetuarit, të mbuluar nga pluhuri i betonit por fatmirësisht me shenja jete, nxirren mes lotëve dhe duartrokitjeve të vullnetarëve.

Ky operacion shpëtimi po cilësohet si një “mrekulli” e vërtetë, në një kohë kur sulmet ruse po shpërfillin çdo kod human duke goditur direkt mbi kokat e civilëve. Ekipet mjekësore ndodhen në vendngjarje, ndërsa kërkimet po vazhdojnë me shpresën për të gjetur edhe persona të tjerë nën gërmadha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular