Pas televotimit të hapur të së shtunës, ku ishte në një nominim “kokë më kokë” me Brikenën, DJ Gimbo u eliminua përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP gjatë spektaklit të mbrëmjes së martës.
Largimi i tij ka prekur ndjeshëm Selinën, e cila u shfaq e përlotur menjëherë pas Prime-t. Në një video të publikuar në profilin zyrtar të spektaklit, ajo shihet në Dhomën e Rrëfimit duke shprehur hapur emocionet e saj.
Me lot në sy, Selina tregoi se mungesa e Gimbos do ta bëjë eksperiencën shumë më të vështirë për të:
“E dija që do të ndodhte kështu. Jam mërzitur se ishte e vështirë kur ishte ai këtu, imagjino pa Gimbon fare. E di kur je kështu, njeri pa njeri”, u shpreh ajo.
Momenti ka prekur edhe ndjekësit e programit, duke reflektuar lidhjen e fortë që ishte krijuar mes dy banorëve brenda shtëpisë.







