HomeBotaMoment i artë për Kim Jong Un dhe familjen e tij, fiton...

Moment i artë për Kim Jong Un dhe familjen e tij, fiton 14 mld dollarë nga lufta e Putinit

Advertismentspot_img

Llogaritja është sërish “konservatore”, në raport me informacionet që disponon Seuli

Ky është një moment i artë për liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un (dhe familjen e tij). Dy vitet e angazhimit ushtarak përkrah Rusisë i kanë arkëtuar Koresë së Veriut 14.4 miliardë dollarë.

Fitimet  e Marshallit të Phenianit u llogaritën nga Instituti për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë në Seul, duke përpunuar të dhëna inteligjence mbi furnizimet e municioneve të Koresë së Veriut.

Pjesa më e madhe e të ardhurave erdhi nga dërgesat e pjesëve të artilerisë, municioneve dhe raketave: vlerësohet të jenë me vlerë midis 7 dhe 13 miliardë dollarë. Studimi i fotove satelitore të përqendruara në portin e Koresë së Veriut, Rason, u lejoi analistëve të INSS të numëronin 112 udhëtime nga anijet ruse midis gushtit 2023 dhe dhjetorit 2025, duke transportuar 30,000 kontejnerë të ngarkuar me 8-11 milionë predha dhe raketa.

Llogaritja është “konservatore” krahasuar me atë që ka llogaritur inteligjenca e Koresë së Jugut, e cila vlerësoi se Pheniani transportoi municione në vlerë 15 milionë. Sondazhet në fushën e betejës, të kryera nga ushtria ukrainase dhe vëzhguesit perëndimorë, kanë nxjerrë në pah se në kulmin e konfliktit, në pranverën e vitit 2025, një në dy predha të qëlluara nga rusët në frontin e Kurskut ishte prodhuar në Korenë e Veriut. Mbetjet e rreth njëqind raketave balistike u gjetën gjithashtu në tokë.

Raporti i Koresë së Jugut vëren se një pjesë e konsiderueshme e transaksionit u krye nga Moska jo me para, por me mallra: në veçanti, rusët dërguan naftë, furnizime ushqimore dhe teknologji raketash me vlerë deri në 1.5 miliardë dollarë. Kjo ishte një tregti e paçmuar për Korenë e Veriut, e cila zyrtarisht mbetet subjekt i një regjimi sanksionesh ndërkombëtare të vendosura nga OKB-ja, por që, në një botë të destabilizuar, Rusia dhe Kina nuk respektojnë më këto sanksione.

Sipas një hetimi të kryer nga një ekip prej 11 vendesh të OKB-së që monitorojnë shkeljet e embargos, Pheniani mori sistemin raketor anti-ajror Pantsir nga Rusia, i projektuar për të “rrëzuar aeroplanë dhe helikopterë, raketa lundrimi, municione inteligjente dhe dronë”. Ai ka disa versione, një të montuar në kamionë dhe një për anije.

Ushtarët e dërguar nga Kim sipas paktit “ndihmë e ndërsjellë në rast agresioni” të nënshkruar me Putinin në vitin 2024, me sa duket u paguan për shërbimet me para në dorë.

Kontingjenti i Koresë së Veriut luftoi kundër ukrainasve në rajonin rus të Kurskut, i cili ishte pushtuar nga forcat e Kievit. Raporti i INSS vlerëson se numri i burrave nga “legjioni” i Koresë së Veriut, që morën pjesë në ekspeditë përkrah rusëve nga vjeshta e vitit 2024 deri në dhjetor 2025 ishte në 21,000. Ata paguan një çmim të lartë: u plagosën 6,000 ushtarë, nga të cilët ndoshta 2,000 vdiqën.

Pagat e ushtrisë së Koresë së Veriut që ndodhej në front lufte ishin 620 milionë dollarë: 2,800 dollarë në muaj për secilin ushtar, 3,000 dollarë për nënoficerët dhe 5,000 dollarë për oficerët e lartë. Paga për të rënët varionte midis 6,000 dhe 10,000 dollarë për person.

Është mëse e mundur që një pjesë e madhe e pagës të jetë mbledhur nga qeveria e Phenianit: është një praktikë standarde për dërgimin e fuqisë punëtore jashtë vendit. Familjet e të rënëve mund të kenë marrë një pjesë më të madhe të bonusit, për të shmangur krijimin e pakënaqësisë në frontin e brendshëm. Kim Jong-un qau publikisht për heronjtë; ai përqafoi të plagosurit që ktheheshin nga fronti; në gusht 2025, shtypi shtetëror zbuloi një listë prej 205 ushtarësh të rënë në luftë, fotot e të cilëve ishin shfaqur në një varrezë të vizituar nga Xi.

Më 16 mars, Marshalli inspektoi ndërtimin e një varreze dhe muzeu në Phenian në nder të luftëtarëve të Kurskut. Fotot e publikuara nga shtypi i Koresë së Veriut e tregojnë Kim-in përpara një rreshti gurësh varresh dhe dy pllakave të mëdha mermeri të zeza të gdhendura me emrat e ushtarëve të vrarë në betejë kundër ukrainasve. Analistët e NK News, duke zmadhuar imazhet, numëruan 332 emra, por vunë re se kishte vend për 2,000.

Ky numër përkon me vlerësimet e viktimave të paraqitura nga inteligjenca e Koresë së Jugut dhe Ukrainës, por është e mundur që regjimi të përfshijë edhe emrat e të plagosurve ose ushtarëve që u dalluan në operacion dhe u kthyen gjallë në shtëpi.

Pas shifrave mbresëlënëse të të ardhurave ekonomike (14 miliardë dollarë janë shumë për një vend me një prodhim të brendshëm bruto të vlerësuar prej 26 miliardë dollarësh në vitin 2024), dhe pas pikëllimit të familjeve për “ushtarët heroikë të rënë në mision jashtë shtetit”, momenti i artë i Kim Jong-un dhe familjes së tij është gjithashtu politik.

Shtatorin e kaluar, Marshalli pati një ditë lavdie kur mori pjesë në Paradën Ushtarake të Pekinit së bashku me Vladimir Putin dhe Xi Jinping. Atë ditë, ai solli me vete vajzën e tij Ju Ae, duke bërë debutimin e saj në një mision ndërkombëtar dhe duke e prezantuar atë me udhëheqjen. Shpesh është përfolur se vajza do jetë liderja e ardhshme e Koresë së Veriut.

Guido Santevecchi – Corriere della Sera

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular