HomeAktualitetPërfundojnë punimet në urën e Milotit, hapet për qarkullimin e automjeteve: Lehtësohet...

Përfundojnë punimet në urën e Milotit, hapet për qarkullimin e automjeteve: Lehtësohet fluksi në aksin Milot–Lezhë

Advertismentspot_img

Ura e Milotit është tashmë e hapur për qarkullimin e automjeteve. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë inspektimit të punimeve, theksoi rëndësinë e kësaj ure për lehtësimin e trafikut në aksin Milot–Lezhë, veçanërisht gjatë sezonit turistik

Duke filluar nga dita e sotme e hapim këtë urë për qarkullimin e automjeteve dhe vlerësojmë që shërben edhe gjatë sezonit turistik si një shfryrje e të gjithë fluksit Milot-Lezhë. Në këtë rrugë kemi patur shqetësime lidhur me urën e Matit që lidh Lezhën dhe Milotin”, u shpreh Karakaçi.

Nga ana tjetër, kreu i ARRSH, Ami Kozeli, siguroi qytetarët për gjendjen e mirë të urës së Matit.

Jemi në kushte të plota sigurie. Ura i ka themelet 20 deri në 28 metër. Integriteti i kësaj ure është i plotë. E mbajmë në mbikëqyrje dhe do të ndërhyjmë nëse do të jetë e nevojshme, por nuk është në këto momente e nevojshme, struktura e saj është e sigurt. Struktura e urës është kompakte dhe nuk përbën asnjë lloj rreziku”, deklaroi Kozeli.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular