HomeAktualitet“Vajzat rreshtoheshin, trafikantët zgjidhnin”, ish-prokurori tregon në detaje rreth prostitucionit në Shqipëri:...

“Vajzat rreshtoheshin, trafikantët zgjidhnin”, ish-prokurori tregon në detaje rreth prostitucionit në Shqipëri: Në Malësinë e Madhe ka pasur vila që…

Advertismentspot_img

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka treguar mbrëmjen e sotme detaje nga prostitucioni i vajzave në Shqipëri

Beci është shprehur se disa vite më parë në veri të vendit, shumë vajza shfrytëzoheshin dhe përdoreshin për trafikim dhe prostitucion.

I ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story, ish-prokurori u shpreh se vendi ka qenë i papërgatitur për këtë situatë, shkak ngërçi në legjislacionin shqiptar.

“Në momentin që flasim, ushtrimi i prostitucionit dënohet me tre vite, kurse organizimi nga 7 deri në 15 vite. Në vitet 2000, në zonat e Malësisë së Madhe, kemi pasur një bum të vajzave që trafikoheshin. Në shumë vila kishte një grup vajzash, që ato rreshtoheshin dhe trafikantët shkonin dhe i blinin. Ka qenë në mënyrë masive në veri të vendit.

Shqipëria ka qenë e papërgatitur, nuk ka pasur vende ku të mbanin vajza të trafikuara, nuk mund t’i mbaje në paraburgim. Ka dhe një ngërç në legjislacionin shqiptar. Këto vajza duhet të trajtoheshin me sigurim prove. Nëse këto vajza janë të huaja, ti i kap gjatë ushtrimit të prostitucionit, ty të intereson të kapësh zinxhirin, jo vajzat. Nuk është kjo zgjidhja penale”, u shpreh ish-kreu i Krimeve të Rënda.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular