Pamjet që shikoni janë nga një magazinë në Kurtaj të Peqinit brenda së cilës u sekuestruan rreth 4 mijë rrënjë kanabis.
Mësohet se ambienti në fjalë i përket Bilal Hasës i cili është Drejtor i Burgut të Rrogozhinës ndërsa u shpall në kërkim pas zbulimit të fermës së drogës.
Policia raporton se “gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave”.
Policia ka shpallur në kërkim edhe një shtetas me inicialet E.M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.
Banesa ku u gjet sasia masive e bimëve të kanabisit, është rrethuar nga policia e cila aktualisht po vijon punën së bashku me grupin hetimor për rastin në fjalë.







