HomePolitikeGara për kreun/Evi Kokalari sulmon Nokën: Ka intelektin e një gjinkalle. ...

Gara për kreun/Evi Kokalari sulmon Nokën: Ka intelektin e një gjinkalle. Komunistët kanë marrë peng PD duke e shfrytëzuar për interesa personale

Advertismentspot_img

Aktivistja shqiptaro-amarikane, Evi Kokalari, e cila synon të sfidojë Sali Berishën në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, ka shigjetuar sërish Flamur Nokën, për të cilin thotë se ka intelektin e një gjinkalle.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktivistja reagon ndaj pretendimeve sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, i cili ka deklaruar se “opozita është nën sulm nga të majtët” dhe se të majtët po përdorin figura si Kokalari “për të luftuar opozitën”.

Kokalari shkruan Berisha dhe satelitët e tij në PD, përfshirë Nokën, nuk mund të quhen opozitë, por pengmarrësit komunistë të opozitës, të cilën e kanë shfrytëzuar për interesa personale.

Me gjasë Kokalari pritet të mos pranohet si kandidate për shkak se nuk bën pjesë në listat e anëtarësisë së PD-së, një qëndrim i mbajtur edhe nga Flamur Noka në një studio televizive

Postimi i plotë i Evi Kokalarit:

Flamur Nokën e pyetën mbrëmë pse mediat e majta po u japin platformë kandidatëve që garojnë kundër Berishës.

Noka u përgjigj se opozita është nën sulm nga të majtët dhe se po përdorin figura si unë për të luftuar opozitën.

Meqenëse tashmë e dimë që Flamur Noka ka intelektin e një gjinkalle, më lejoni t’ia shpjegoj publikisht:

Nëse këto media “të majta” po sulmojnë opozitën e Berishës, atëherë kjo nënkupton që Berisha është i djathtë — gjë që nuk është.

Nëse ky grup po sulmon “opozitën” e Berishës, atëherë kjo do të thotë që ju jeni opozita — por opozita nuk jeni.

Ju jeni ata që e keni marrë peng opozitën.

Opozita jemi ne, që po luftojmë pengmarrësit komunistë të një partie që duhet të ishte thellësisht anti-komuniste — dhe që ju e keni shfrytëzuar për interesa personale.

Mediat nuk po luftojnë opozitën — ato thjesht po reflektojnë realitetin.

Pyetja që lind është e thjeshtë:

Si ka mundësi që vetëm Syri TV nuk ka raportuar as minimalisht për kandidaturën time?

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular