HomePolitikeInvestim greko-amerikan në Shqipëri, “Kathimerini” zbardh arsyet e takimit të Ramës me...

Investim greko-amerikan në Shqipëri, “Kathimerini” zbardh arsyet e takimit të Ramës me ambasadoren e SHBA në Athinë: Projekt 1 miliard euro në zonën e Bilishtit

Advertismentspot_img

Gazeta greke “Kathimerini” në një shkrim të publikuar ditë e djeshme (19 mars) ka zbardhur arsyet e takimit që ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle zhvilloi disa ditë më parë me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Gazeta greke Kathimerini raporton për një investim të madh greko-amerikan në sektorin minerar në Shqipëri, me fokus zonën e Bilisht. Projekti synon kërkimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin e mineraleve kritike, veçanërisht nikelit dhe kobaltit, të domosdoshëm për industrinë e baterive dhe energjisë së pastër.

Sipas artikullit, marrëveshja kuadër është arritur mes kompanisë greke AKTOR dhe BNI Foundation, duke parashikuar krijimin e një shoqërie të përbashkët sipas legjislacionit shqiptar. AKTOR do të mbajë 51% të aksioneve përmes filialit AKTOR Metal, ndërsa BNI Foundation 49%, duke kontribuar me licencat minerare ekzistuese.

Vlera e investimit, në fazën e plotë të zhvillimit, pritet të arrijë në rreth 1 miliard euro, me financim kryesisht nga kapital amerikan. Përfshirja e kompanive dhe ekspertizës nga SHBA konsiderohet si tregues i rëndësisë strategjike të projektit për zinxhirin furnizues perëndimor të lëndëve të para kritike.

Artikulli thekson se interesi për këtë iniciativë lidhet edhe me zhvillimet e fundit diplomatike. Drejtuesi i AKTOR, Aleksandros Eksarhos, vizitoi Tiranën së bashku me ambasadoren amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, ku zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit deklaroi se bisedimet u përqendruan në interesat amerikane në rajon, veçanërisht në fushën e energjisë dhe bashkëpunimit strategjik.

Nëse konkretizohet, projekti pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, duke e pozicionuar vendin në hartën e industrisë së mineraleve kritike, ndërkohë që mbeten për t’u parë efektet në mjedis dhe komunitetet lokale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular