HomeLifestyleVIDEO/Për herë të parë, Romeo Veshaj flet për ndarjen nga Heidi Baçi,...

VIDEO/Për herë të parë, Romeo Veshaj flet për ndarjen nga Heidi Baçi, largimin nga Top Channel. Pyetet a duhej të ishte në Big Brodher dhe habit me përgjigjien?!

Advertismentspot_img

Për herë të parë, Romeo Veshaj ka folur hapur për ndarjen e tij nga Heidi Baci. Në një intervistë ekskluzive për “X Radio”, ai theksoi se marrëdhënia e tyre përfundoi pa tensione dhe me respekt të ndërsjellë.

“Lidhja ime me Heidin përfundoi me respekt. U njohëm brenda, qëndruam tre muaj jashtë dhe nuk funksionoi. Kishim mendime të ndryshme për jetën. E respektoj,” u shpreh Romeo, duke treguar qartazi se nuk ka asnjë konflikt mes tyre.

Përtej lidhjes personale, Romeo foli edhe për karrierën e tij dhe për eksperiencën e tij në televizion. Ai u ndal te koha e kaluar te Top Channel, duke theksuar se ruan kujtime të bukura nga puna atje, edhe pse tashmë ka zgjedhur të ndjek rrugën e tij.

Për fansat e tij, ai sqaroi gjithashtu se pjesëmarrja në Big Brother Vip Albania ishte një eksperiencë që e pasuroi personalisht, edhe pse nuk përfundoi gjithmonë ashtu siç kishte pritur duke treguar se nuk ishte një eksperiencë për të dhe ndoshta do ia kishte kursyer vetes pjesmarrjen.

Komentet e tij pasqyrojnë një qëndrim të matur dhe të reflektuar, duke shmangur dramatizimin e ndarjes. Romeo Veshaj duket se e ka mbyllur këtë kapitull në mënyrë të qetë, duke mbajtur respektin dhe kujtimet e mira nga momentet e përbashkëta.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular