Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë pritet të mblidhet këtë të shtunë në orën 10:00 në Durrës.
Kryeministri Rama u ka dërguar mesazh anëtarëve të asamblesë
Rama njoftoi mbledhjen gjatë kryesisë së fundit të PS-së dhe theksoi se fokus i partisë do të jetë organizimi i brendshëm dhe përgatitja për zgjedhjet në nivel organizatash. Fjala hapëse pritet të jetë nga Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, ndërsa Rama do të mbajë fjalën e tij pas tij.
Burimet bëjnë me dije se edhe pse ende nuk ka një agjendë zyrtare të plotë, takimi synon të forcojë dialogun mes strukturave të partisë dhe të përgatitet për proceset zgjedhore të brendshme.







