HomeBotaIrani lëshon raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike në ishullin Diego Garcia, Izraeli...

Irani lëshon raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike në ishullin Diego Garcia, Izraeli godet në Teheran dhe Bejrut

Advertismentspot_img

Irani lëshoi ​​dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi në Diego Garcia, por dështoi të godiste bazën e përbashkët ushtarake amerikano-britanike në ishullin e Oqeanit Indian. Lajmi u raportua nga Wall Street Journal, duke cituar burime.

Ndërkohë, ushtria izraelite vijoi sulmet gjatë natës në Bejrut dhe Teheran. IDF deklaroi në orët e para të së shtunës se kishte goditur objektivat e Hezbollahut në Bejrut, pasi lëshoi ​​një paralajmërim evakuimi për shtatë lagje në periferitë jugore të kryeqytetit libanez.

Po ashtu, përmes një deklarate në Telegrami, IDF bëri me dije se kishin kryer edhe një sulm “kundër objektivave terroriste në Teheran”.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e naftës iraniane që është tashmë në tranzit deri më 19 prill.

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të po shqyrtojnë “zvogëlimin” e përpjekjeve ushtarake në Lindjen e Mesme. Megjithatë, zyrtarët thanë se mijëra trupa të tjera amerikane tashmë po shkojnë në rajon.

Një ditë më parë, Trump i quajti aleatët e NATO-s “frikacakë” për shkak se nuk i ndihmuan SHBA-të të siguronin Ngushticën e Hormuzit.

Ai gjithashtu minimizoi perspektivat për një armëpushim. Pas deklaratave të Trump, Britania vendosi t’i japë leje SHBA-së për të përdorur bazat e saj në rajon për operacione nga forcat amerikane.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular