HomeOP EDTë gjithë në protestë, të mos lejojmë rivendosjen e diktaturës! nga Ethem...

Të gjithë në protestë, të mos lejojmë rivendosjen e diktaturës! nga Ethem Aga

Advertismentspot_img

nga Ethem Aga
Për Partinë Demokratike nuk mund të kishte datë tjetër më të duhur për thirrjen e protestës kombëtare se 22 marsi. Një kohë e gjatë, por ky vend ka memorien e saj. 22 marsi 1992 nuk ishte vetëm një datë zgjedhjesh, por fundi i diktaturës dhe nisja e pluralizmit politik. Sot, plot 34 vite më pas, askush nuk e kishte menduar që vendi do shkonte në zgrip të diktatutës apo autoritarizmit të theksuar.

Është koha që secili qytetar në vend të dëgjojë veten. Paçka çdo dyshimi, ngurrimi dhe kërkese për një “opozitë të kulluar”, faktet janë më të rënda se çdo koment. Mjafton që gjithkush në qetësinë e tij të lexojë raportet ndërkombëtare. Brenda dy ditësh Partitë Popullore Europiane dhe raporti i ‘Varieties of Democracy Institute’ dolën me raport të imtësishëm duke e klasifikuar Shqipërinë si autokraci elektorale, një vend ku nuk mbahen zgjedhje të lira.

Po ashtu ngrenë shqetësimin edhe për ndërhyrjen në pushtete të tjera siç është drejtësia dhe kontrolli i medias. Korrupsioni në nivele të frikshme, përdorimi i resurseve materiale dhe njerëzore shtetërore në shërbim të kastës së pushtetit, varfëria dhe emigracioni janë alarmi i kuq i cili sot ngrihet nga Brukseli zyrtar.

Po qytetarët shqiptarë çfarë duhet të bëjnë? Edhe sa mund të durohet shtypja, edhe sa kohë shantazhi, blerja e votës dhe raprezalja qeveritare? Të gjitha pyetjet kanë një përgjigje të thjesht: nëse bota shqetësohet për autoritarizmin në shqipëri, duhet të jenë vetë shqiptarët për të “hequr qafe” shtypjen 13-vjeçare. E vetmja rrugë mbetet dalja në rrugë në protesta masive, të qëndrueshme, me kërkesa të qarta dhe vendosmëri për t’ia arritur qëllimit të vetëm që është rrëzimi i kësaj qeverie dhe zgjedhje të parakohëshme, të lira dhe ndershme, ku vota të mos jetë “mall që blihet” nga krimi dhe pushteti.

Gjithkush që nuk duron korrupsionin në nivelet tmerrësisht të larta, kapjen e pushteve, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe ndershme dhe tentativën e pastër për të instaluar një regjim diktatorial në Shqipëri, duhet të protestojnë sot, pasi çdo orë që kalon do e vështirësojnë gjithnjë e më shumë jetën tonë. Të rinjtë e pashpresë me të drejta të mohuara nga mungesa e meritokracisë, prindër me fëmijë të mitur që ndihen të pasigurt nga mungesa e shërbimeve, korrupsioni dhe varfëria, apo të moshuar me fëmijë të larguar jashtë vendit nga keqeverisja, e kanë vendin e tyre në shesh. Largimi i kësaj qeverie më shumë se dëshirë mbetet detyrim për brezat që do të vijnë dhe të mos bëhemi njollë e errët të kësaj kohe ku po lejojmë instatilimin e diktaturës, 34 vite pasi e shembëm atë!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular