HomePolitikeRritja e çmimit të naftës/Rama: Nuk ka patur abuzime deri më tani,...

Rritja e çmimit të naftës/Rama: Nuk ka patur abuzime deri më tani, kemi ulur akcizën me 20%

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama gjatë podcast-it të tij “Flasim”, ka komentuar sërish rritjen e çmimit të naftës si pasojë e luftës që ka përfshirë rajonin e Lindjes së Mesme.

Kreu i qeverisë tha se qeveria ka marrë masa për të shmangur çdo lloj abuzimi në treg dhe sipas tij, deri në këto momente nuk është evidentuar diçka e tillë. Po ashtu, Rama tha se u detyruan që të rikthejnë Bordin e Transparencës, pas rritjes së çmimit të naftës.

Mes të tjerash kryeministri theksoi se është ndërhyrë me një masë të përkohshme në akcizën e naftës, e cila është ulur me 20%.

Rama: Kemi ndërmarrë hapa konkretë, është ngritur një task-forcë në Ministrinë e Ekonomisë, me qëllim që të rritet kontrolli dhe të shmanget çdo lloj abuzimi në treg. Nuk janë vënë re abuzime dhe monitorimi vazhdon dhe, duke qenë se çmimi ka pasur një tjetër kërcim, është marrë vendimi që të hyjmë në regjimin e Bordit të Transparencës, i cili do të sigurojë se nuk do të ketë përfitues apo “profiterë” që duan të shfrytëzojnë krizën për të futur më shumë para në xhep.

Në të njëjtën kohë, është marrë edhe një vendim tjetër, për të ndërhyrë me një masë të përkohshme në akcizën e naftës, duke i bërë një ulje me 20%, në mënyrë që të lehtësohet barra mbi drejtuesit e automjeteve.

Por dua që ta them shumë qartë që në fund të ditës, ne na intereson që të mbrojmë pensionistët. Që do të thotë që niveli i rritur i fitimit që do të vijë në arkën e shtetit, do të shkojë vetëm për të mbrojtur pensionistët.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular