Një ditë historike për Erblin Osmanin. 16-vjeçari shqiptar bëri debutimin me fanellën e Bajernit në Bundesligën Gjermane
Osmani u aktivizua nga trajneri Kompani në minutën e 87-të të sfidës, ku zuri vendin e Leon Goreckas.
Bajerni arriti të triumfonte me rezultatin 4 me 0, teksa kjo ditë do të mbahet mend gjatë nga talenti shqiptar, i cili me këtë debutim ka bërë një hap galopant në karrierën e tij.
Për sa i përket dueleve të tjera, Dortmundi përmbysi Hamburgun me rezultatin 3 me 2.
DEBUTIMI I ERBLIN OSMANIT: VIDEO
Verder Bremen mposhti në transfertë Volfsburgun 0-1, ndërkohë që dy sfidat e tjera, Këln-Mynshengladbah dhe Heidenheim-Bajern Leverkusen, përfunduan në barazim 3 me 3.









