HomeKryesoreNdryshojnë tekstet shkollore, Drejtori i ASCAP: Nga shtatori, librat më të kuptueshëm...

Ndryshojnë tekstet shkollore, Drejtori i ASCAP: Nga shtatori, librat më të kuptueshëm për nxënësit

Advertismentspot_img

Në nisje të vitit të ri shkollor, nxënësit do të kenë mundësi të mësojnë me tekste të përditësuara dhe të reja, duke i bërë më të thjeshta dhe të kuptueshme për fëmijët. Janë 171 libra të cilat janë në proces reformimi.

Drejtori i ASCAP, Gerti Janaqi, në një intervistë për RTSH sqaron se çfarë do të ndryshojë konkretisht në përmbajtjen e librave.

“Aktualisht do të synohet që në të gjitha tekstet të vijmë me disa risi, sikurse janë përditësimet e programeve mësimore, integrimi i teknologjisë, temat ndër-lëndore. Sfida dhe qëllimi është që të ikim nga tekstet klasike, të bëjmë një përditësim edhe më të mirë se ç’e kemi pasur. Teksti të mos shihet si një instrument që e çon nxënësin drejt memorizimit, por një instrument ndihmës që ju vjen në ndihmë jo vetëm mësuesit, por edhe fëmijës në mënyrë që ora e mësimit të jetë më interesante, më kreative dhe të zhvillojë mendimin kritik”, tha Janaqi.

Paralelisht me ndryshimet e teksteve shkollore do të zhvillohet edhe trajnimi i mësuesve, që të jenë të gatshëm të vënë në zbatim kompetencat e kurrikulës së re.

“Tekstet do të shoqërohen edhe me dy procese të tjera që janë shumë të rëndësishme, një proces ka lidhje me udhëzuesit lëndorë dhe tekstet e mësuesve dhe trajnimin e mësuesve, i cili do të vijojë me universitetet publike”.

Rreth 200 pedagogë të fushave të ndryshme janë përfshirë në hartimin e kurrikulës së arsimit parauniversitar. Reforma e re kurrikulare do të nisë me klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta, duke vijuar deri në vitin 2029.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular