nga Ethem Aga
Nëse do të renditeshin protestat e opozitës në vijimësi, gjenden elementë të njëjtë në organizim, formë dhe reagim, por protesta e mbrëmshme ishte ndryshe. Ajo përkoi me 22 Marsin 1992 që ishte zyrtarisht dita e parë e lirisë për Shqipërinë dhe hapi i parë i pluralizimit politik në vend. Historia nuk zhbëhet, as nga ata që mendojnë se ajo nis që nga koha kur mbajnë pushtetin. Historia mbetet si memorie e çdo kombi dhe faktiiI pamohueshëm është që Partia Demokratike ishte në kohën, vendin dhe formën e duhur për t’i dhënë Shqipërisë një tjetër pamje.
Për arsye nga më të ndryshmet, në vendin tonë ka ndodhur një “incident politik”, ose ardhja në pushtet e individëve që duke përdorur një forcë politike, apo situatë të caktuar vijnë në drejtimin e një shteti me qëllim mbajtjen e pushtetit në çdo formë, duke tentuar të vrasë së pari demokracinë, pasi vetëm në këtë mënyrë në psiqikën e tyre haluçinative dhe të dëmshme, ndihen më të sigurt. Ky njeri ka emër. Ai është Edi Rama!
Thirrjet e protestuesve “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, apo të tjera kundër qeverisë aktuale që po e çon vendin në diktaturë, janë revoltë e brendshme e çdo qytetari. Pikërisht tubim-rëvolta e mbrëmjes së djeshme (22 Mars), përligji çdo simbolikë reagimi nga ana e protestuesve, por asesi nuk mund të ligjërojë qëndrimin e ashpër të strukturave të rendit.
Hedhja e gazit lotsjellës në sasi të madhe, përdorimi i autobotëve të ujit, madje edhe dhuna fizike policore ndaj deputetëve të opozitës, nuk janë reagimi instikti apo “protokolli policor”. Secili prej zyrtarëve të lartë policor që përcjell urdhra për përdorim të mjeteve të dhunës nuk po mbron institucionet shtetërore por pushtetin e Ramës.
Kjo nuk është një formë që nuk njihet nga vendet me regjim autoritar apo diktatorial. Kryeministri Edi Rama po vepron në të njëtën mënyrë siç kanë bërë diktarorët, fundi i të cilëve dihet. Përdorimi i forcës është frikë për atë çfarë humbët nga ajo që ke krijuar nga shkelja e ligjit, abuzimi dhe korrupsioni.
Në çastin kur lëndohet demokracia, çdo revoltë, dhunë në dukje dhe vendosmëri nga protestat mbartin me vete të drejtën dhe demokracinë, për të mos lejuar personazhe në dukje të “mbifuqishëm” që bashkë me fundin e tyre, kërkojnë të fundosin edhe shtetin. Shqiptarët nuk do e lejojnë dhe është detyrimi i Partisë Demokratike që të prijë në çdo revoltë e cila afron ditët e rënies së regjimit auoritar të theksuar të Ramës dhe enturazhit të tij.







