HomePolitikeProtesta e opozitës me flamujt e gjermanisë, reagon e irrituar ambasada e...

Protesta e opozitës me flamujt e gjermanisë, reagon e irrituar ambasada e Gjermanise: Ne kërkojmë distancimin nga dhuna

Advertismentspot_img

Ambasada Gjermane ka reaguar pas protestës së opozitës të mbajtur një natë më parë në Tiranë, duke dënuar aktet e dhunës të regjistruara gjatë tubimit.

Në një deklaratë zyrtare, ambasada thekson se e drejta për të protestuar është një element thelbësor i një shoqërie demokratike, por nënvizon se kjo e drejtë nuk mund të përdoret për të justifikuar dhunën ndaj personave apo pronës.

Gjithashtu, ajo u bën thirrje forcave politike që të mbajnë qëndrim të qartë dhe të distancohen nga çdo formë dhune.

Reagimi:

Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme.

Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike.

Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna.

Ambasada Gjermane reagon për protestën e opozitës: Distancohuni
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular