UEFA ka caktuar anglezin Anthony Taylor si arbitrin kryesor për ndeshjen Poloni-Shqipëri. 47-vjeçari është pjesë e listës së FIFA-s që prej vitit 2013 dhe ka gjykuar në nivele të larta ndërkombëtare.
Ai ka drejtuar finale si Superkupa e Europës 2020, finalja e Ligës së Kombeve 2021 dhe ajo e Europa League 2023.
Taylor ka qenë edhe arbitër në sfidën Çeki-Shqipëri 1-1 në kualifikueset e Euro 2024. Ai njihet për përdorimin e shpeshtë të kartonëve të verdhë dhe një qasje më të rezervuar ndaj kartonëve të kuq.
Në karrierën e tij numëron 826 ndeshje të gjykuara. Anglezi ka qenë gjithashtu arbitër i finales së Final Four 2024 mes Egnatias dhe Partizanit, e fituar 1-0 nga rrogozhinasit.
Ndërkohë, për ndeshjen Sllovaki-Kosovë, që luhet të enjten në orën 20:45, është caktuar norvegjezi Espen Eskas.







