HomeAktualitetPolitologu Ardit Gjinali: Kuba si efekt politik domino i ngjarjes në Venezuelë

Politologu Ardit Gjinali: Kuba si efekt politik domino i ngjarjes në Venezuelë

Advertismentspot_img

Gjatë një interviste në “Box to Box” në Scan TV me gazetaren Ada Hazizolli, politologu Gjinali ktheu në vëmendje ngjarjet politike në Kubë përkatësisht me protestat masive të zhvilluara që rezultuan dhe me djegien e selisë së Partisë Komuniste Kubane për shkak të krizës energjitike që ka pllakosur vendin prej 10 milion banorësh. . Gjinali theksoi që regjimi është politikisht tërësisht i izoluar ku mungesa thelbësore e ndihmës Venezueliane shpërfaq një model ekonomik të dështuar, teknologji të vjetëruar dhe bllokadë Amerikane ndaj secilit shtet që tenton të kryejë veprime tregtare me Kubën. Ndihma Ruse u konsiderua e zbehtë dhe teknologjia e vjetëruar nuk jetëson përftimin efektiv të kësaj ndihme. Në fund, Gjinali theksoi që vizioni dhe kontributi i Sekretarit të Shtetit Rubio është thelbësor në një qasje të re pro-aktive të administratës Amerikane ndaj vendeve të “hemisferës së Amerikave” , një qasje politike, ideologjike dhe me një sfond të prejardhjes familjare dhe aktivitetit politik të zotit Rubio si Guvernator i Floridas, gjithashtu.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular